Ndërron jetë arsimtari nga Sllatina, Irfan Abdullahu

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sllatinë, 5 shtator Zhurnal.mk – Me dhimbje të thellë, Shkolla Fillore “Eqrem Çabej” në Sllatinë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të nderuar, Irfan Abdullahu.

Në një mesazh ngushëllimi, kolektivi i shkollës vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e tij për arsimin, duke theksuar se mësuesi Abdullahu ka lënë gjurmë të çmuara në jetën e shumë brezave të nxënësve dhe në komunitetin arsimor.

Për kolegët, nxënësit dhe prindërit, ai do të mbetet një figurë e respektuar dhe një kujtim i paharruar.

“Shkolla Fillore ‘Eqrem Çabej’ – Sllatinë” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan mësuesin Irfan Abdullahu.

U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër