57-vjeçari gjendet i pajetë në veturën e tij

Nga Xh M
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 5 shtator Zhurnal.mk – Një 57-vjeçar nga Kumanova është gjetur i pajetë brenda një automjeti në parkingun e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.

Rasti është raportuar të premten në mbrëmje, rreth orës 19:46, në SPB Kumanovë nga vetë spitali.

Sipas policisë, në automjetin me targa të Kumanovës është gjetur trupi i pajetë i B.V., 57 vjeç, nga Kumanova.

Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Kumanovë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, i cili pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia deri tani nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa hetimi vijon për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër