98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 shtator Zhurnal.mk – Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në vijim të aksionit.

Pas mbledhjes në shesh, protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.

Protestat e përditshme vijojnë prej javësh në kryeqytet, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te tubimi i së hënës, kur shënohen 100 ditë nga nisja e protestave. Për këtë ditë është paralajmëruar një pjesëmarrje më e madhe dhe rrethimi i Kryeministrisë.

artikuj të ndërlidhura