Ish-ylli i Realit shokon botën e futbollit: Lamine Yamal më i mirë se Lionel Messi

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-anësori i Real Madridit dhe Liverpoolit, Steve McManaman, ka bërë një deklaratë të bujshme për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e vlerësuar atë edhe më lart se Lionel Messi dhe Michael Owen në të njëjtën moshë.

McManaman beson se Yamal tashmë është shndërruar në një yll global, ndërsa potenciali i tij për zhvillim është ende shumë i madh.

Megjithatë, ish-futbollisti anglez ka theksuar edhe rëndësinë e menaxhimit të minutave të adoleshentit për ta mbrojtur nga lëndimet.

“Besoj se është më i miri që kemi parë ndonjëherë. Si lojtar 16- apo 17-vjeçar, ai është adoleshenti më i mirë që kemi parë ndonjëherë”.

Ish-anësori e krahasoi Yamal me Messin kur argjentinasi ishte 17 ose 18 vjeç, si dhe me Owenin në moshën 17-vjeçare.

“Unë mendoj se Lamine është edhe më i mirë se ata (Messi dhe Owen)”, përfundoi ai.

Yamal ndërkohë dhuroi spektakël në fitoren e thellë të Barcelonës 5-0 si mysafir i Valencias, ku realizoi dy gola.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër