Jeton Mehmeti zgjidhet kryetar i ri i GUXO në Pejë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka vlerësuar profilin profesional të Mehmetit dhe ka thënë se Peja ka nevojë për ndryshim.

“Peja ka nevojë serioze për ndryshim, dhe ndryshimi kërkon njerëz që vijnë në politikë me dije, përvojë dhe rezultate të dëshmuara”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.

Ajo e ka përshkruar Mehmetin si profesionist të dëshmuar, me përgatitje dhe përvojë profesionale, duke thënë se angazhimi i tij në krye të degës së GUXO-s në Pejë përbën “vlerë të shtuar” në përpjekjet për konsolidimin e një alternative politike.

Gërvalla-Schwarz i ka uruar Mehmetit detyrën e re, si dhe Kryesisë së re dhe delegatëve të zgjedhur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër