Kështu mund të evitoni alivanosjen

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një studim i ri ka zbuluar se frymëmarrja e thellë, me hundë ose gojë ndihmon në evitimin e alivanosjes.

Thithja e menjëhershme e ajrit, shpejton qarkullimin e gjakut duke bërë që zemra të rrahë dhe kështu të rritet presioni i gjakut, transmeton Klan Kosova.

Hulumtuesit kanë zbuluar se rasti më i shpeshtë i alivanosjes, quhet vasovagal syncope, që ndodhë në rastet ku trupi ndikohet nga disa skena siç është gjaku apo shqetësime të ndryshme emocional.

Kjo situatë bën që të bien rrahjet e zemrës dhe presioni gjakut, duke bërë që truri të mbetet pa gjak, e kjo shkakton humbje të përkohshme të ndjenjave.

Megjithatë, kardiologët pretendojnë se alivanosja apo rrënja e të fikët, mund të ndalohet thjeshtë duke marrë frymë thellë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër