Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me 1 vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018, raporton Ekonomia Online.
I akuzuari Sveçla nuk ishte prezent në Gjykatë në momentin e shpalljes së vendimit për burgim.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata ka konstatuar se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin.
