Vela demanton Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Ish-shefi i stafit të Presidentes, Blerim Vela ka demantuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se Bekim Sejdiu ishte këshilltar politik.

“Prandaj, deklarata e ish-kryeministrit Avdullah Hoti se prof. Sejdiu ka ushtruar detyrën e këshilltarit politik të Presidentes është e pasaktë dhe një insinuatë që nuk i shërben seriozitetit minimal të debatit publik”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

SQARIM PUBLIK nga Blerim Vela

Si ish-Shef i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2021-2023, kam qenë drejtpërdrejt i përfshirë në procesin e angazhimit të prof. Bekim Sejdiut në Zyrën e Presidentes.

Prandaj, deklarata e ish-kryeministrit Avdullah Hoti se prof. Sejdiu ka ushtruar detyrën e këshilltarit politik të Presidentes është e pasaktë dhe një insinuatë që nuk i shërben seriozitetit minimal të debatit publik.

Prof. Sejdiu ishte angazhuar si ekspert i jashtëm përmes programit të mbështetjes së Qeverisë së Norvegjisë për institucionin e Presidencës, të zbatuar nga BPRG. Ky angazhim nuk përbën emërim në funksion politik si këshilltar i Presidentes dhe as marrëdhënie pune me Presidencën.

Ky është model i njohur i asistencës ndërkombëtare, pjesë e programit të njejtë që mundësoi angazhimin e ekspertëve të jashtëm në dialog nga Qeveria e Kosovës, përfshirë Veton Surroin, Blerim Shalën dhe shumë ekspertë të tjerë, me mbështetje norvegjeze përmes BPRG.

Gjatë kohës sime në Presidencë, përmes të njëjtit mekanizëm, përveç prof. Sejdiut u angazhuan edhe tre ekspertë të tjerë të jashtëm. Asnjëri nuk ishte këshilltar politik i emëruar. Kontributi i prof. Sejdiut lidhej kryekëput me ekspertizë për çështje të interesit shtetëror.

Vlen të theksohet se prof. Sejdiu ka punuar në çështjen e modaliteteve të raporteve me Vatikanin, në komunikimin me SHBA dhe në angazhimet që lidhen me raportet me Turqinë, përfshirë çështjen e dronëve. Angazhimi i tij kishte ardhur edhe me sugjerim të partnerëve ndërkombëtarë.

E sfidoj z. Hoti të publikojë vendimin e emërimit të prof. Sejdiut si këshilltar politik. Ai s’ekziston. Kjo vërtetohet edhe nga deklarimi i pasurisë: prof. Sejdiu nuk i është nënshtruar këtij obligimi, sepse s’ka qenë këshilltar politik. Debati publik kërkon fakte e përgjegjësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër