Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Po sot, Presidenti, dekretoi emërimin e Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dekreti pritet që të kalojë sot në seancën plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit që të nisë zyrtarisht punën në këtë dikaster.

Pak ditë me parë Kryeministri propozoi Klodiana Spahiun për detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas dorëheqjes nga detyra të ministres Evis Sala e cila ishte emëruar në shtator 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër