NATO uron Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – NATO i ka dërguar një mesazh urimi Maqedonisë së veriut me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, që shënon festën kombëtare të njërit prej shteteve anëtare të saj.

Një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë është publikuar në profilin zyrtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut në rrjetet sociale.

Me anë të njoftimit, NATO uroi qytetarët e Maqedonisë, e cila është anëtare e plotë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë që nga marsi i vitit 2020, për festën.

Mesazhi i urimit vjen në ditën kur Maqedonia e Veriut shënon 35 vjet nga referendumi për pavarësi i 8 shtatorit 1991, kur shumica dërrmuese e qytetarëve që shkuan të votonin votuan për një shtet sovran dhe të pavarur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër