Inspektorati i vendos shiritat restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjakovë, 8 shtator Zhurnal.mk – Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila tha se me këtë veprim i është dhënë fund veprimtarisë që, sipas saj, zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se uji i pijshëm është pasuri publike dhe se mbrojtja e tij nuk mund të jetë objekt kompromisi.

Pacolli nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkeljet konkrete që kanë çuar në mbylljen e objektit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër