Një anketë globale në internet e kryer nga CGTN në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) 2026, tregon se 89.6% e të anketuarve janë të mendimit që CIFTIS është rritur në një platformë të rëndësishme për promovimin e hapjes në nivele të larta në tregtinë e shërbimeve të Kinës.
CIFTIS i këtij viti për herë të parë përfshin një zonë ekspozite të veçantë “Shërbimet e Kinës”, duke treguar arritjet më të fundit në shërbimet digjitale, shërbimet kulturore, logjistikën moderne dhe sektorë të tjerë. Në lidhje me këtë, 93.8% e të anketuarve besojnë se CIFTIS nuk është vetëm një platformë ekspozimi, por edhe një platformë tregtare thelbësore që nxit hapjen e tregut të madh kinez në një nivel të lartë. Ndërkohë, në zonën e ekspozitës “Shërbimet e Kinës”, pothuajse 40% e rasteve të paraqitura funksionojnë me teknologji kyçe si AI, modelet e mëdha gjuhësore dhe agjentët inteligjentë. Ndërkohë, një numër i madh teknologjish dhe produktesh të reja, po bëjnë në Kinë debutimin e tyre global ose premierën. 90.3% e të anketuarve besojnë se tregtia e shërbimeve të Kinës po rrit shpejt sofistikimin e saj teknologjik. Ata presin që tregtia e shërbimeve të Kinës t’u ofrojë përdoruesve globalë përvoja më të mira shërbimi të fuqizuar nga teknologjia.
Vitet e fundit, tregtia e Kinës në shërbime ka vazhduar të rritet, si në shkallë ashtu edhe në cilësi. Importet e shërbimeve të Kinës janë renditur të dytat globalisht për disa vite radhazi, duke tejkaluar 620 miliardë dollarë në vitin 2025. Importet e shërbimeve të transportit regjistruan rritjen më të shpejtë në botë, ndërsa eksportet e shërbimeve intensive në njohuri tejkaluan 118 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2026. Në sondazh, 90.6% e të anketuarve thanë se kjo tregon qëndrueshmërinë dhe gjallërinë e tregtisë së shërbimeve të Kinës, duke theksuar se tregu i madh i Kinës vazhdon të shfrytëzojë potencialin e zhvillimit dhe të krijojë mundësi për vendet e tjera të përfitojnë nga rritja e saj.
CIFTIS i këtij viti ka tërhequr 90 vende dhe organizata ndërkombëtare për pjesëmarrje ose për aktivitete tematike, me mbi 1800 sipërmarrje që marrin pjesë në mënyrë fizike. Në sondazh, 81.8% e të anketuarve thanë se CIFTIS do t’i ndihmojë sipërmarrjet në vendet e tyre, të angazhohen në bashkëpunim në tregtinë e shërbimeve me Kinën, ndërsa 88.5% besojnë se ngjarja do të inkurajojë më shumë sipërmarrje me investime të huaja të hyjnë në tregun e shërbimeve të Kinës.
Si platforma e parë ndërkombëtare dhe gjithëpërfshirëse e ekspozitave të posaçme për tregtinë e shërbimeve, CIFTIS ka tërhequr gjithsej 1.47 milion pjesëmarrës dhe vizitorë nga gati 200 vende e rajone në mbarë botën. Në sondazh, 87.6% e të anketuarve vërejtën se organizimi i vazhdueshëm i CIFTIS nga Kina, tregon besimin e saj për zgjerimin e hapjes me standarde të larta dhe përmbush pritshmëritë e përgjithshme të komunitetit ndërkombëtar; 83.8% e të anketuarve thanë se, në mes të rritjes së proteksionizmit në botë, zgjerimi i vazhdueshëm nga Kina i furnizimit efektiv dhe ritmi i rritjes në sektorin e tregtisë së shërbimeve, po sjell një besim dhe stabilitet shumë të nevojshme në rimëkëmbjen ekonomike globale.
Anketë u publikua në CGTN në gjuhët anglisht, spanjisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht, ku 2406 përdorues të internetit votuan dhe ndanë mendimet e tyre brenda 24 orëve.
