Fidan Rama: Shkatërruesit më të mëdhenj të LDK-së janë brenda saj

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator Zhurnal.mk – Analisti politik Fidan Rama ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se problemi kryesor i kësaj partie, sipas tij, vjen nga brenda saj.

Rama ka kritikuar përçarjet e fundit, duke thënë se ato nuk i shërbejnë subjektit politik të themeluar nga Ibrahim Rugova, por grupeve të tjera që, sipas tij, kanë interes ta shohin LDK-në në këtë gjendje.

“Për mendimin tim, shkatërruesit më të mëdhenj të LDK-së janë brenda LDK-së. Ky është problemi. Nuk arrij ta kuptoj se si ka njerëz që kanë rrugëtuar me të që nga vdekja e Rugovës. Kjo çka po ndodh tash nuk i shërben këtij subjekti, por grupeve tjera që kanë interes ta ndërhyjnë dhe ta shohin në këtë gjendje”, tha Rama në Politiko.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër