Djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar mbrëmë për ndezjen e “Flakës së Shpresës” në Negroc, vendlindjen e babait të tij, Jakup Krasniqit.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka thënë se kjo flakë simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi.

“Sonte [mbrëmë], në vendlindjen e babait tim, Jakup Krasniqit, u ndez Flaka e Shpresës. Një flakë që simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në Negroc dhe që, sipas tij, kontribuuan në mbajtjen gjallë të kësaj simbolike.

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që ishit sonte në Negroc dhe që e mbajtët gjallë këtë flakë”, ka përfunduar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër