Kontrollet tatimore në Vlorë, evidentohen 39 shkelje në 16 subjekte

Nga D V
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Administrata Tatimore vijon kontrollet në terren në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, me synim respektimin e detyrimeve tatimore dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se, pas fazës së informimit dhe ftesave për vetëkorrigjim, kontrollet në terren në Vlorë kanë evidentuar 39 shkelje në 16 subjekte.

Administrata Tatimore thekson se kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së formalizimit dhe respektimit të detyrimeve tatimore.

Në të njëjtën kohë, tatimet ftojnë qytetarët të kontribuojnë në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, duke raportuar rastet e dyshuara përmes aplikacionit “Denonco Evazionin”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër