Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry ka emëruar kandidatin e tij kryesor për të fituar Topin e Artë 2026.
Revista “France Football” zbuloi listën e ngushtë prej tridhjetë kandidatësh për Topin e Artë 2026 dje, të martën.
Midis tyre është sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili ka mbështetjen e Henry për të fituar çmimin e madh individual.
“Nëse do ta kishte fituar Kupën e Botës, mendoj se Lionel Messi do ta kishte fituar Topin e Artë. Dhe Michael Olise nuk do të kishte qenë shumë prapa tij. Por Kylian Mbappe është i preferuari im”, ka thënë fillimisht Henry për Foot Mercato.
“Disa do të më thonë se ai nuk ka fituar asgjë. Mendoj se disa njerëz duhet të kërkojnë pak për të zbuluar se disa fitues të Topit të Artë nuk fituan asgjë në vitin para fitores së tyre”.
“Për mua, Kylian është më i miri. Kur sheh çfarë ka arritur në nivel individual: golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, golashënuesi më i mirë në La Liga, golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës…”.
“Olise ka të njëjtën arritje për sa i përket asistimeve. Është e jashtëzakonshme. Do të zgjidhja Kylian, me Michael Olise shumë pranë tij”, përfundoi francezi.
