Kuvendi mikpritës i konferencës rajonale për mbikëqyrjen parlamentare në rrugën drejt BE‑së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Kuvendi është mikpritës i Konferencës së tretë rajonale kushtuar rolit të mbikëqyrjes parlamentare efektive në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Konferenca mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), përmes Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të sekretariateve të komisioneve parlamentare për integrim evropian/çështje evropiane të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor.

Diskutimet për funksionin legjislativ dhe mbikëqyrës, diplomacinë parlamentare, kapacitetet administrative, komunikimin dhe dukshmërinë, si dhe për rolin e parlamenteve në ndjekjen e Agjendës së Reformave, janë me rëndësi të veçantë. Ato duhet të rezultojnë me konkluzione dhe rekomandime konkrete që do të forcojnë institucionet tona.

Në fjalimin e tij, nënkryetari i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane theksoi se integrimi evropian paraqet qëllim strategjik të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pranuar me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Duke folur për rolin e parlamenteve në procesin e integrimit evropian, ai theksoi se parlamentet kombëtare kanë rol kyç në zbatimin e reformave, harmonizimin e legjislacionit me të drejtën evropiane dhe sigurimin e mbikëqyrjes demokratike mbi procesin e anëtarësimit.

Në fjalimin e saj përshëndetës, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit, theksoi se konferenca të tilla kanë vlerë të veçantë sepse mundësojnë dialog të drejtpërdrejtë dhe të hapur, shkëmbim përvojash dhe shqyrtim të përbashkët të sfidave dhe mundësive me të cilat përballen parlamentet e Rajonit në rrugën drejt BE‑së.

Procesi i integrimit evropian nuk është vetëm proces i harmonizimit të legjislacionit me standardet evropiane. Ai është proces thelbësor i transformimit institucional, forcimit të mekanizmave demokratikë, sundimit të ligjit, transparencës dhe përgjegjësisë së institucioneve. Mbikëqyrja parlamentare efektive nënkupton krijimin e një sistemi në të cilin institucionet janë të ndërsjella përgjegjëse, vendimet merren në mënyrë transparente, politikat publike janë objekt i debatit të argumentuar, ndërsa obligimet e marra në procesin e integrimit evropian ndiqen, vlerësohen dhe përmbushen me kohë.

“Sfida e përbashkët është që mbikëqyrja parlamentare të jetë efektive, profesionale dhe transparente” – tha Dimovska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër