I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin e Aurora Tilës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin për të riun që ishte 15 vjeç në momentin e ngjarjes, i dënuar për vdekjen e 13-vjeçares Aurora Tila.

Aurora humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, pasi u hodh nga një ballkon. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në Itali, ndërsa familja e vajzës ka shprehur hapur pakënaqësinë për vendimin e Apelit, shkruajnë mediat italiane.

Avokati Emilio Malaspina, që përfaqëson nënën e viktimës, deklaroi se familja është veçanërisht e zhgënjyer nga kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për uljen e dënimit.

“Aurora ishte 13 vjeçe, viktima më e re e femicidit në Evropë”, u shpreh avokati.

Nëna e vajzës, Morena Corbellini, reagoi ashpër pas vendimit, duke kritikuar sistemin e drejtësisë dhe mënyrën se si trajtohen raste të tilla.

“Presim atëherë që numri i femicideve të ulet? Ato vetëm do të rriten. Edhe të miturit do të vrasin gjithnjë e më shumë, derisa vendi të ndërhyjë me forcë dhe në mënyrën e duhur”, deklaroi ajo.

Corbellini shtoi se situata, sipas saj, vetëm sa do të përkeqësohet dhe se dënimet po jepen shumë lehtë./Top Channel

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër