“Ish-Këneta” ngrihet në protestë, banorët bllokojnë rrugën në Durrës

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 10 shtator Zhurnal.mk – Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durrës për problematikat e shumta me të cilat përballen, ndërsa sezoni i reshjeve po afron.

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugën “Vëllazërimi”, një aks i rëndësishëm që lidh qytetin me autostradën Durrës-Tiranë dhe është pjesë e unazës së qytetit.

Në qendër të protestës së tyre ishte mungesa e investimeve në infrastrukturë, e cila sipas banorëve vijon të shkaktojë përmbytje të përsëritura në zonë. Ata shprehen gjithashtu se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për pasojat e përmbytjeve të fundit.

Një tjetër problem i ngritur prej tyre është mungesa e ndriçimit publik në disa rrugë, ndërsa akset e paasfaltuara, sidomos në kushtet e reshjeve, kthehen në burim rreziku dhe vështirësojnë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete në infrastrukturë përpara nisjes së sezonit të shirave dhe investime, duke paralajmëruar se problemet e përsëritura mund të rëndohen edhe më tej me reshjet e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër