Dita e 103-të/ Protestuesi tregon “recetën”: Mos u përçani, vetëm të bashkuar rrëzojmë Ramën

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 shtator Zhurnal.mk – Në protestën e 103-të, një protestues bëri thirrje për bashkim, pasi vetëm kështu mund të bëhet ndryshimi dhe vetëm kështu mund të largohet Rama.

“Mos e përçani shpresën e Shqipërisë. Sot koha ju ka thirrur për një ngjarje të madhe, po qëndroni në shesh dhe po sakrifikoni. Ne brezi i 3-të ju kemi mbështetur sepse te ju kemi parë të ardhmen.

Mos u përçani, mos e ktheni njëri-tjetrin në kundërshtarë. Mund të keni mendime të ndryshme, por mund të keni të njëjtën të ardhme.
Mos lejoni që një debat i çastit, të rrëzojë besimin. Ëngjëjt dhe djajtë nuk jetojnë bashkë. Ju nuk jeni armiqtë e njëri-tjetrit. Rinia duhet të na japë shpresë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër