Berisha me krerët e drejtësisë amerikane, Todd Blanche dhe Stanley Woodward

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Zyra e shtypit një Partinë Demokratike, njoftoi sot se, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.

I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha sipas njoftimit të PD, takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Takimet u zhvilluan në një prej aktiviteteve të kampit republikan në SHBA.

Për Berishën, sipas PD-së, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër