Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vijimin e takimeve me qytetarët çdo të premte, në të njëjtën orë, me fokus dëgjimin e drejtpërdrejtë të problematikave, kërkesave dhe propozimeve të tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se takimet do të zhvillohen pa kamera, fotografi të pjesëmarrësve, fjalime apo kundërshtime, me synim dëgjimin dhe evidentimin e shqetësimeve të qytetarëve.
“Çdo të premte në të njëjtën orë, pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, po vetëm me veshët hapur e me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim”, shkroi Rama.
Gjatë këtyre takimeve, problematikat e ngritura nga qytetarët do të mbahen shënim dhe do t’u përcillen zyrtarisht institucioneve përkatëse përmes deputetit, me qëllim që qytetari të marrë një përgjigje për çështjen e paraqitur.
