Kryeprokurori i Shtetit konfirmon mbështetjen institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi takim me kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, prokurorin z. Naim Abazi, dhe me anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim u diskutuan çështje me rëndësi për punën, aktivitetet dhe funksionimin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës; u trajtuan nevojat dhe sfidat me të cilat përballet kjo shoqatë dhe prokurorët e shtetit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë drejtim, Kryeprokurori i Shtetit konfirmoi mbështetjen e tij të plotë institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në mbështetje të iniciativave dhe në adresimin e kërkesave të tyre legjitime, me qëllim fuqizimin e pozitës dhe rolit të prokurorëve të shtetit, mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër