Janevska: Politikanët le të heqin duart nga arsimi

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në seancën e sotme parlamentare iu përgjigj një pyetjeje për zgjerimin e kapaciteteve të shkollës fillore “Kiro Gligorov” në Komunën Qendër, duke theksuar se projekti po shkon drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të mundësojë mësim me një turn.

Ajo sqaroi se vonesat kanë ardhur për shkak të procedurave administrative në komunë, por se tashmë pjesa më e madhe e punimeve është realizuar:

“Shumë shpejt do ta përmbyllim projektin dhe do të ketë mësim me një turn, më cilësor dhe në interes të të gjithë nxënësve.”

Janevska akuzoi opozitën se kundërshton ndërtimet e reja, duke kujtuar se LSDM gjatë qeverisjes së saj kishte ndërtuar vetëm një shkollë, pa parashikuar kapacitete më të mëdha.

“Politikanët le të heqin duart nga arsimi. Në vend të përplasjeve, duhet unitet në krijimin e politikave për përmirësimin e rezultateve të nxënësve në testimet ndërkombëtare si PISA”, tha ministrja.

Sa i përket shkollave të mbyllura, Janevska theksoi se një pjesë janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve, ndërsa të tjerat me numër të vogël janë bashkuar me shkolla të tjera në kuadër të procesit të optimizimit. Sipas të dhënave të UNICEF dhe Bankës Botërore, në vend ka tepricë prej 1.800 paralelesh dhe 3.000 mësues.

Ajo shtoi se këtë vit janë bashkuar 430 paralelesh, por asnjë mësues nuk ka humbur vendin e punës. Për shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel, Janevska tha se sfida është tejkaluar dhe se vazhdojnë të ekzistojnë katër paralelesh në gjuhën shqipe, ndërsa fëmijët nga Çair që kanë vëllezër ose motra në atë shkollë kanë të drejtë regjistrimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër