Stojanço Radiçevski kandidat i VMRO për kryetar të Bërvenicës

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 11 shtator Zhurnal.mk – Stojanço Radiçevski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen së shpejti, njoftuan nga partia.

Siç bëjnë të ditur nga VMRO-DPMNE, kandidatura e Radiçevskit është miratuar njëzëri në mbledhjen e rregullt të Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Radiçevski është kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik „Justiniani i Parë“ dhe është magjistër i së drejtës civile.

“Presim bashkimin e të gjitha forcave progresive dhe mbështetje për propozimin që përfaqëson një zgjidhje të ndershme dhe të sinqertë për përparimin dhe të ardhmen e Komunës së Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE thonë se presin një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër