Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator ZHurnal.mk – Protestuesit kanë përfunduar marshimin e ditës së 102 të tubimit kundër qeverisë.

Me thirrjen “Nesër më shumë, në të njëjtën orë e në të njëjtin vend”, protesta u mbyll dhe për sot.

Gjatë ditës së sotme, protesta nisi nga Sheshi Skënderbej dhe aty përfundoi.

Tubime dhe fjalime u mbajtën edhe përpara Kryeministrisë. Më pas, nisi marshimi tek 21 Dhjetori.

U bllokuan disa rrugë në kryeqytet dhe u bllokua qarkullimi i mjeteve për disa kohë.

Është paralajmëruar një protestë e madhe më 12 shtator, kur në rrugët e Tiranës do të jetë dhe diaspora.

Thirrjet e protestuesve kundër korrupsionit qeveritar sonte në 9 shtator u bënë edhe më domethënëse, pasi pikërisht sot SPAK shtoi akuza të reja ndaj ish-zv kryeministres Belinda Balluku dhe i sekuestroi një vilë në bregdet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër