Tiranë, 11 shtator Zhurnal.mk – Sikurse të premten e shkuar në kuadër të “Pranisë Besnike” të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS janë në terren dhe në rrjetet e tyre kanë publikuar vend takimet me qytetarët.
Edhe këtë të premte, në rrjetet sociale Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj nuk kanë publikuar vend takimet.
Ish ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali postimin e saj të fundit e ka këtë premte duke përditësuar foton e profilit të saj në Facebook.
Fatmir Xhafaj si postim të fundit ka foto nga mbledhja e djeshme e komisionit parlamentar që drejton.
Ndërsa Erion Braçe njoftoi vonë këtë të premte për takimin me qytetarët.
