“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në Prishtinë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 shtator Zhurnal.mk – Qytetarët vijojnë të grumbullohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të nisjes së “Marshit për Liri”, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Marshimi do të nisë në orën 14:00, ndërsa për mbarëvajtjen e organizimit, Policia e Kosovës ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të tre akseve kryesore në kryeqytet: rrugës “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”.

Në Prishtinë, gjatë ditës së sotme, transporti publik dhe parkingjet janë pa pagesë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se është siguruar transport falas nga të gjitha qytetet e Kosovës për qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen marshimit.

Pjesë e tubimit pritet të jenë edhe qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora. Dhjetëra shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit, ndërsa në Prishtinë kanë mbërritur edhe shqiptarë nga Zvicra dhe vende të tjera.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet deri në nisjen e marshimit.

“Marshi për Liri” zhvillohet në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër