Zjarr pranë stallave të lopëve në Valare, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Valare, 13 shtator Zhurnal.mk – Një vatër zjarri u raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Valare të Gjirokastrës, pranë stallave të lopëve.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, njoftimi mbërriti në orën 19:38 në shërbimin zjarrfikës, ndërsa një automjet me grupin e ndërhyrjes u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Në mbërritje, zjarrfikësit konstatuan se po digjeshin barishte dhe shkurre në anë të rrugës.

Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt stallave.

Nga zjarri nuk raportohet për dëme të tjera materiale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër