Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, veçanërisht për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke iu uruar një vit të mbushur me dije, suksese dhe ëndrra të bukura.
Në urimin e tij për nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë, Berisha shprehet se “viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor. Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %”.
Ai e krahasoi këtë shifër me Bashkimin Europian, ku rënia ka qenë vetëm 0.2%.
“Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë”, shprehet kreu i PD-së
