“Historia e botës s’e ka parë që…”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket pagave të gjyqtarëve. Kësaj radhe ai iu referua një tjetër deklarate të një gjyqtari, i cili shprehej: “Për rritjen e pagave janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”.

Në postimin e tij, ai shprehet se një gjyqtar nuk mund të flasë kurrë kështu, duke shtuar se kjo është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Postimi i Ramës:

Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!

Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?

Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër