Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Lideri i LSDM‑së, Venko Filipçe, vlerësoi se qytetarët sot jetojnë shumë më keq sesa para dy‑tre viteve dhe se, siç tha, problem shtesë është humbja e shpresës se në shtet mund të jetohet më mirë.

“Tani jetohet shumë më keq sesa para dy‑tre viteve. Jo vetëm që jetohet më keq, më e tmerrshmja nga gjithçka është se njerëzve u është vrarë shpresa se këtu mund të jetë vend më i mirë për të jetuar”, deklaroi Filipçe.

Ai e akuzoi pushtetin aktual se me mënyrën e menaxhimit të shtetit u jep shembull të keq të rinjve.

“U japin shembull të keq të rinjve si qeveriset dhe si menaxhohet me shtetin”, tha kryetari i LSDM‑së.

Filipçe porositi se partia e tij do të përpiqet përsëri ta fitojë besimin e qytetarëve dhe ta ndryshojë gjendjen në vend.

“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve dhe kjo punë do të ndryshojë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër