Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Në takimin me drejtoreshën e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Karol Mezhevan, ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari bisedoi për raportin e ri të Bankës Botërore dhe për reformat që janë të nevojshme që Maqedonia e Veriut të bëjë hapin kyç në rrugën drejt BE‑së.
Për Ministrinë e Drejtësisë, kjo nënkupton gjyqësor efikas dhe të pavarur, institucione të forta dhe standarde evropiane që qytetarët do t’i ndiejnë në jetën e përditshme.
