Nënkolonel Bedri Kaloshi merr drejtimin e Bazës Ajrore Farkë

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Nënkolonel Bedri Kaloshi mori sot detyrën e komandantit të Bazës Ajrore Farkë, duke pasuar në këtë detyrë nënkolonel Ervin Buzin.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci; si dhe efektivë e personel i Bazës Ajrore.

Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e efektivëve të Forcës Ajrore në përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile:

“Pas tyre qëndrojnë njerëz që i shërbejnë Atdheut, komunitetit dhe shqiptarëve për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Kjo është përmbushja e misionit!”, u shpreh ministri.

“Janë ata njerëz që kërkoheshin me zor në orën katër e në pesë të mëngjesit në Krujë; e katër e në pesë të mëngjesit në Himarë; e katër e pesë të mëngjesit në Levan. Duke thënë njerëzit: “O Zot, kur do të vijë mëngjesi, që të vijë helikopteri. Një falënderim i jashtëzakonshëm për të gjithë ju, për të gjithë Forcën Ajrore, për çdo efektiv!” – iu drejtua gjithashtu Ministri Nufi efektivëve të pranishëm.

Ministri Nufi falënderoi nënkolonel Ervin Buzin për 20 vitet e shërbimit dhe veçanërisht për punën e tij në drejtimin e Bazës Ajrore Farkë, ndërsa komandantin e ri, nënkolonel Bedri Kaloshin e uroi për detyrën dhe i kërkoi të vijojë punën e mirë të bërë deri më tani nga i gjithë personeli i Bazës Ajrore Farkë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër