Tragjedi në Indonezi, 130 persona të zhdukur nga mbytja e anijes

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Xhakarta, 14 shtator Zhurnal.mk – Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vazhdojnë kërkimin e tyre pasi një anije pasagjerësh u mbyt në Detin Java këtë të diel.

Nga ngjarja e rëndë raportohet për 130 persona të zhdukur, ndërsa 113 pasagjerë u shpëtuan teksa gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur.

Anija raportohet se po transportonte 243 pasagjerë, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. Ajo u raportua e zhdukur pasi humbi kontaktin me autoritetet në orët e para të së dielës për shkak të motit të keq.

artikuj të ndërlidhura