Shqipëria turistike, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 14 shtator Zhurnal.mk – Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve kryesore jashtë Bashkimit Evropian të zgjedhura nga rezidentët e BE-së.

Agjencia për Media dhe Informim iu referua të dhënave të publikuara nga Eurostat, sipas të cilave drejt Shqipërisë u regjistruan rreth 2 milionë udhëtime, me të paktën një natë qëndrimi.

Kjo shifër përfaqëson 2% të të gjitha udhëtimeve të rezidentëve të BE-së jashtë territorit të Unionit.

Në renditjen e Eurostat-it, MIA thekson se Shqipëria pozicionohet përkrah destinacioneve të njohura ndërkombëtare si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Norvegjia, Egjipti, Maroku dhe Tajlanda.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër