Pa pritje në kufi, por regjim i përkohshëm në disa rrugë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë për momentin nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar. Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë, ku ekziston mundësia e rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve.

Ndërkohë, në disa akse rrugore po zhvillohen punime ndërtimore dhe është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Regjim i ndryshuar vlen në pikën kufitare Dellçevë, para pikëpagesës Preod në autostradën A4, në aksin Gostivar–Strazhë, në unazën e Shkupit, në rrugën rajonale Kosovrast–Ura e Melnicës, si dhe në aksin Prilep–Manastir.

Punime po zhvillohen edhe në autostradën A1 “Miqësia”, në drejtimin Smokvicë–Gjevgjeli, si dhe në urat e rrugës A2 në afërsi të Zhelinës.

Nga LAMM apelojnë që drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të vozisin me kujdes të shtuar në zonat ku po zhvillohen punime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër