Shqipëri–Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me zëvendësministrin Parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes të Japonisë, Yohei Wakabayashi, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë, si dhe mbi mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Shqipëria e vlerëson Japoninë si një partner të rëndësishëm dhe mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes shkëmbimit të ekspertizës, forcimit të kontakteve ndërmjet institucioneve dhe Forcave të Armatosura, si dhe aktiviteteve të përbashkëta”, u shpreh ministri Nufi në lidhje me takimin.

Ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes Nufi vuri theksin tek ndërtimi i urave të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve tona:

“Nga asistenca humanitare dhe operacionet në mbështetje të paqes, te forcimi i qëndrueshmërisë përballë kërcënimeve të reja të sigurisë, synimi ynë është i qartë: të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe një partneritet gjithnjë e më të fortë mes Shqipërisë dhe Japonisë”, nënvizoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër