Hamza pas ndarjes nga jeta të Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Flora Brovinës.

Hamza ka thënë se Kosova ka humbur një grua të fortë, nënë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare, e cila, sipas tij, gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Flora nuk u përkul kurrë para vështirësive. Ajo qëndroi me dinjitet, guxim dhe përkushtim deri në fund të jetës”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se Brovina do të mbetet përjetësisht simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka shkruar ai.

Në emër të tij dhe të PDK-së, Hamza u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Brovinën.

“Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për Flora Brovinën!”, deklaroi Hamza.

Flora Brovina ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër