Zendaya tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e Primetime Emmy Awards me një paraqitje elegante dhe një fustan spektakolar të zbukuruar me kristale dhe detaje në ngjyrë argjendi.
Aktorja kishte zgjedhur një fustan të gjatë, të ngushtë pas trupit, me një dekolte të theksuar në formë ‘V’ dhe një bisht elegant.
Kristalet, teminat dhe rruazat krijonin një efekt vezullues nën dritat e ceremonisë.
Zendaya
Pamjen e saj Zendaya e kompletoi me aksesorë argjendi, këpucë bezhë dhe grim që theksonte sytë, derisa flokët e shkurtër e lanë në fokus veshjen.
Në Emmy Awards, Zendaya ishte e nominuar për aktoren më të mirë në dramë për rolin në serialin “Euphoria”, por çmimi shkoi për Rhea Seehorn me “Pluribus”.
Zendaya
Në këtë mbrëmje, mbështetjen për Zendayan e dha edhe partneri i saj, Tom Holland, i cili iu bashkua asaj në sallën e Peacock Theater.
Pavarësisht se nuk arriti të triumfojë në kategorinë ku ishte nominuar, Zendaya edhe këtë herë dëshmoi statusin e saj si një nga emrat më të spikatur të modës në Hollywood, duke lënë gjurmë me paraqitjen e saj në tapetin e kuq.
Zendaya
Zendaya




