Japonia thyen rekordin, numri i personave mbi 100 vjeç kalon 100 mijë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Japonia ka regjistruar një rekord historik të jetëgjatësisë, pasi numri i personave të moshës 100 vjeç e lart, ka kaluar për herë të parë shifrën 100 mijë, sipas “Die Welt”.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, në Japoni jetojnë 107 677 persona 100 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e regjistruara deri më 1 shtator 2026.

Shifra është rritur me 7 914 persona krahasuar me një vit më parë.

Ky është viti i 56-të radhazi që Japonia shënon rritje të numrit të personave mbi 100 vjeç.

Në vitin 1963, kur nisi regjistrimi i këtyre statistikave, në vend numëroheshin vetëm 153 persona të kësaj grupmoshe.

Gratë përbëjnë pjesën dërrmuese të 100-vjeçarëve.

Ato përfaqësojnë rreth 88% të totalit, ndërsa numri i personave 100 vjeç e lart për çdo 100 mijë banorë ka arritur në 87,51.

Nga prefekturat, Shimane ka raportin më të lartë, me 186 65 persona 100 vjeç e lart për 100 mijë banorë.

Ajo pasohet nga Kochi me 169 52 dhe Tottori me 152 48.

Shimane mban vendin e parë për të 14-in vit radhazi.

Rekordi i ri vjen në një kohë kur Japonia po përballet njëkohësisht me një tjetër realitet demografik: popullsia e përgjithshme po tkurret dhe shoqëria po plaket me shpejtësi.

Kjo krijon sfida për tregun e punës, sistemin e pensioneve, kujdesin shëndetësor dhe financat publike.

Të dhënat e fundit tregojnë se Japonia ka një nga strukturat më të vjetra të popullsisë në botë.

Rritja e numrit të 100-vjeçarëve e bën Japoninë, një nga shembujt më të spikatur globalë të rritjes së jetëgjatësisë, por njëkohësisht nënvizon përmasat e ndryshimit demografik me të cilin përballet vendi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër