Bleona Qereti me mesazh në ditën e vendimit në Hagë: Kosovë, jam me ty gjithmonë

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën kur në Hagë po zhvillohet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Qereti ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për Kosovën, duke shprehur emocionet e saj në një ditë të rëndësishme për vendin.

“Kosovë, jam me ty”, ka shkruar këngëtarja duke e shoqëruar mesazhin me flamurin e Kosovës dhe një ’emoji’ zemre.

Në vijim të postimit, ajo ka theksuar se mbështetja e saj për Kosovën vjen me zemër dhe me shpirt, duke shtuar se kjo ndjenjë është e përhershme.

“Me zemër. Me shpirt. Gjithmonë”, ka shkruar ndër tjerash.

Ajo e ka përmbyllur mesazhin me një tjetër deklaratë të shkurtër: “Një komb. Një gjak. Një zemër”.

Reagimi i Qeretit vjen në një kohë kur vëmendja është përqendruar te Gjykata Speciale në Hagë, ku po shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër