Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Kështu tha kryetari i Trupit gjykues Charles Smith.

Në seancë po paraqiten konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.

“Sa i përket pikës ‘Arrestim ose ndalim i paligjshëm ose arbitrar’, trupi gjykues ka konstatuar se midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, së paku 385 personave iu hoq arbitrarisht liria nga anëtarë të UÇK-së në disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja”, është shprehur Smith.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër