33
Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Një 52-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria pasi bashkëshortja e tij 40-vjeçare e ka denoncuar për një incident në shtëpinë familjare.
Sipas denoncimit, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, B.K. dyshohet se i ka derdhur kafe të nxehtë bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar djegie.
Policia e ka ndaluar 52-vjeçarin në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.
