Arsenali nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit, kontaktet po vazhdojnë në prapaskenë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arsenali po vazhdon kontaktet me rrethin e Rodrygos, teksa braziliani mbetet një nga objektivat e klubit anglez për krahun e majtë të sulmit, raporton TEAMtalk.

25-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit e Arsenalit për cilësitë dhe fleksibilitetin e tij. Klubi londinez po mban kontakte si me Real Madridin, ashtu edhe me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa Rodrygo po rikuperohet nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar.

Prioriteti i brazilianit aktualisht është rikuperimi i plotë. Ai synon të rikthehet në fushë para Krishtlindjeve, ndërsa te Reali parashikojnë se rikthimi mund të shtyhet deri pas Vitit të Ri.

Kontrata e Rodrygos me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Arsenali kishte zhvilluar më herët bisedime për transferimin e tij dhe, para dëmtimit, Rodrygo ishte një nga kandidatët kryesorë për të përforcuar krahun e majtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të verës 2026.

Klubi anglez ka shfaqur gjithashtu interesim për Endrickun.

Sezonin e kaluar, Rodrygo zhvilloi 27 ndeshje me Real Madridin në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe dhënë katër asistime. Ai pësoi dëmtimin në muajin mars, në ndeshjen ndaj Getafes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër