“Vendim kriminal, gjykatë kriminale”, Musliu reagon pas dënimeve të Speciales

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Musliu e ka cilësuar vendimin si “kriminal” dhe të padrejtë, ndërsa ka thënë se e kupton mllefin dhe shqetësimin e qytetarëve të Kosovës.

“Vendim kriminal, gjykatë kriminale e të padrejtë. Prandaj e kuptoj edhe mllefin e qytetarëve të Kosovës që sot e shprehin në çfarëdo forme. Nuk jam për dhunë, por e kuptoj thellësisht brengën, shqetësimin dhe mllefin që e kanë qytetarët”, u shpreh Musliu.

Ajo ka thënë se, sipas saj, nëse dikush ka kryer krim, atëherë me dënimet e dhëna ndaj krerëve të UÇK-së, “krim ka bërë Gjykata Speciale”.

“Nëse vërtetë dikush ka bërë krim, sot ka bërë krim Gjykata Speciale me dënimet që i dha për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jam me këta qytetarë për ta shprehur edhe unë indinjatën time”, tha Musliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër