U publikua lista e 28 lojtarëve të ftuar për ekipin e Maqedonisë së Veriut

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Maqedonia e Veriut pas dhjetë ditëve do të luajë kundër ekipit të Zvicrës, për cka trajneri Goce Sedloski ka publikuar listën e 28 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje dhe ndeshjet tjera.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Davor Taleski; Gjoko Zajkov, Anes Meliqi, Visar Musliu, Gjorgje Xhekov, Mario Mladenovski, Bojan Ilievski, Andrej Stojçevski, Sebastian Herrera, Ezgjan Alioski, Din Alomeroviq; Jani Atanasov, Agon Elezi, Boban Nikolov, Luka Stankovski, Tihomir Kostadinov, Elif Elmas, Enis Bardhi, Matej Gashtarov, Ljupçe Doriev, Darko Çurlinov, Dimitar Mitrovski; Elmin Rastoder, Bojan Miovski, Azer Omeragiq dhe Hristijan Maleski.

Këto futbollistë janë të ftuar edhe për ndeshjen kundër Sllovenisë më 29 shtator, kundër Skocisë më 3 tetor dhe ndeshjen e dytë kundër Zvicrës më 6 tetor.

Debutues në këtë ndeshje do të jetë Anes Meliqi, Gjorgje Xhekov, Matej Gashtarov dhe Hristijan Maleski.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në Ligën e Kombeve është në grupin B1, ku do të përballet me Zvicrën, Slloveninë dhe Skocinë.

“Çmimi i biletave lëvizin nga 500 deri në 1.800 denarë, në varësi të bllokut dhe ulëses në tribuna. Bileta VIP kushton 3.000 denarë. Çmimet dhe vendet e disponueshme sipas blloqeve do të paraqiten në detaje në hartën e Arenës Kombëtare „Todor Proeski“, përmes platformës zyrtare të FFM-së për shitjen elektronike të biletave: eticket.ffm.mk”, raportoi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) në fillim të shtatorit në lidhje me çmimin e biletave për ndeshjen kundër Zvicrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër