Marta Kos reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Speciales duhet të respektohen

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 16 shtator Zhurnal.mk – Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të institucioneve të drejtësisë.

Përmes një postimi në platformën X, Kos i cilësoi Dhomat e Specializuara si institucion të pavarur të drejtësisë dhe rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtën e apelimit.

“Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi ajo.

Reagimi i komisioneres evropiane erdhi pas shpalljes fajtorë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte.

Në mesazhin e saj, Kos u bëri thirrje gjithashtu aktorëve politikë në rajon që të kontribuojnë në procesin e pajtimit dhe tejkalimit të së kaluarës së konfliktit.

Sipas saj, pajtimi mbetet një element i rëndësishëm për kapërcimin e ndasive në rajon dhe për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, shtetet e rajonit mund të tejkalojnë ndasitë dhe të bëjnë hapa përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, u shpreh Kos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër