Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – MPB njofton se një 35-vjeçar nga Studeniçani dyshohet se ka humbur jetën nga një goditje elektrike.
“Më 16.09.2026, rreth orës 11:40, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, në oborrin e një shtëpie, në pronësi të A.S.(56), ka ardhur H.B.(35) nga fsh. Studeniçan dhe e ka marrë pajisjen për larje për ta larë automjetin, me ç’rast ka rënë, me shumë gjasë nga goditja elektrike.
Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, H.B. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thonë nga MPB.
