Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haradinaj, tha se mungesa e një reagimi institucional vjen, sipas tij, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shteti.

Ai kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kishte ardhur në pushtet me premtimin se do ta ndërtonte shtetin, ndërsa akuzoi edhe opozitën se po merret me interesat e veta.

“Sepse s’kemi shtet, o vëlla. Këta kanë ndërtu shtet, janë tu ndërtu shtet për vete, për dajën, për hallën, për babën, për tezet. Kanë ardhë në pushtet se pikërisht këto s’do t’i bëjnë. E e vërteta ma e keqe dhe ma e hidhur është opozita. Edhe këta nuk janë ka lodhen, veç po i kqyrin interesat e veta”, tha Haradinaj. /KlanKosova

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër